Trump kritikon kanalin “ABC News” për pamje të rreme për operacionin “Burimi i Paqes”

Pamjet e një shpërthimi të fuqishëm të xhiruara gjatë prezantimit të një arme, të cilat kanali televiziv amerikan “ABC” i paraqiti si pamje nga operacioni “Burimi i Paqes”, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump i cilësoi si “skandal”.

Ndërkohë që në median perëndimore po vazhdojnë fushatat e dezinformimit ndaj operacionit “Burimi i Paqes” që Turqia ndërmerr për të shkatërruar korridorin e terrori,t për formimin e të cilit bëhen përpjekje në kufirin jugor të Turqisë dhe për vendosjen e paqes dhe qetësisë në këtë rajon, Presidenti Trump reagoi ashpër ndaj paraqitjes së pamjeve të xhiruara gjatë prezantimit të një arme sikurse janë të xhiruara gjatë operacionit “Burimi i Paqes”.

Në reagimin e tij të bërë në median sociale Twitter, Presidenti Trump shkroi këto fjalë: “Skandal i madh nga ABC News. Ata u kapën duke postuar një video të rreme vërtet të tmerrshme për bombardimet turke në Siri. Kjo është turp”.

Kanali kombëtar amerikan i lajmeve “ABC” i paraqiti pamjet e një shpërthimi të fuqishëm sikurse janë nga operacioni në fjalë. Në të vërtetë pamjet e përdorura në lajm janë nga prezantimi i një arme të ShBA-së në vitin 2017. Para përdorimit të pamjeve në lajm kanali i hoqi njerëzit që ishin përreth duke xhiruar me telefona celularë shpërthimin në fjalë.

Në deklaratën e bërë nga ABC-ja pas zbulimit të skandalit u tha se pamjet e prezantuara si pamje nga kufiri i Sirisë u hoqën nga transmetimi pas zbulimit të vërtetësisë së tyre dhe u tha se “pendohen për këtë gabim”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne