Presidenti amerikan Donald Trump u tërhoq papritmas nga një konferencë për media pasi Shërbimi Sekret hapi zjarr ndaj një individi jashtë Shtëpisë së Bardhë.
Pas kthimit në sallë menjëherë pas, Trump njoftoi se u dëgjuan të shtëna arme jashtë Shtëpisë së Bardhë dhe një i dyshuar u qëllua.
Trump tha se u dërgua në Zyrën Ovale, por arsyeja e të shtënave mbetet e paqartë.
“Ju u befasuat, unë gjithashtu u befasova. Mendoj se kjo është ndoshta shumë e pazakontë”, u tha Trump përfaqësuesve të mediave.
Presidenti amerikan gjithashtu tha se individi që u qëllua është dërguar në një spital aty pranë./AA