“Trump mbështetë përfundimin e programit të fshehtë të CIA-s në Siri për rrëzimin e Asad”

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka mbështetur me sa duket vendimin për të ndaluar mbështetjen për militantët e përkrahur nga jashtë në Siri, duke konfirmuar ekzistencën e një programi të fshehtë të CIA-s për të rrëzuar presidentin sirian, Bashar Asad.

Në një postim të tij në tuiter të martën, Trump sulmoi gazetën “The Washington Post” në lidhje me një histori rreth ndërprerjes së përpjekjeve të SHBA për të ndihmuar të ashtuquajturit rebelë të moderuar që luftonin kundër Asadit. Trump tha se gazeta kishte “fabrikuar faktet” rreth vendimit të tij për t’i dhënë fund programit “masiv, të rrezikshëm dhe të kotë” të CIA-s. “Amazon Washington Post fabrikoi faktet për përfundimin e pagesave masive, të rrezikshme dhe të kota për rebelët sirianë që luftonin kundër Asadit”, shkroi Trump në twitter. Trump akuzoi këtë medium për “lajme të rreme” dhe sugjeroi se gazeta po përdorte si një “armë lobisti” për të ndihmuar Amazon të shmangte taksat. Themeluesi i Amazon Jeffrey Bezos bleu The Post në vitin 2013. Gazeta raportoi javën e kaluar se Trump kishte vendosur të përfundonte një program të fshehtë të CIA-s që ka qenë armatosja, trajnimi dhe financimi i militantëve anti-Damaskut që nga viti 2013. Zyrtarët amerikanë thanë se përfundimi i operacionit të CIA pasqyron interesin e Trump për të gjetur mënyra për të punuar me Rusinë. Moska e kishte shtyrë shumë Uashingtonin për t’i dhënë fund programit, i cili ishte nisur nga administrata e ish presidentit Barak Obama për të përmbysur Asadin. Megjithatë, përpjekjet e CIA-s nuk kishin arritur qëllimet e saj dhe disa ligjvënës amerikanë kishin propozuar uljen e buxhetit të saj. Sipas disa vlerësimeve, CIA ka trajnuar rreth 10,000 militantë. Disa raporte sugjerojnë se SHBA-të kanë ndërprerë programin e ndihmës midis përparimeve të ushtrisë siriane, të cilat kanë çrrënjosur në mënyrë efektive çdo shpresë të militantëve të mbështetur nga jashtë për rrëzimin e presidentit Bashar Asad. Megjithë ndalimin e programit të CIA-s, SHBA është ende e përfshirë ushtarakisht në Siri. Në maj, Trump autorizoi të armatoste të ashtuquajturat Forca Demokratike Siriane – një grup militant kurd – duke përdorur fondet e Departamentit të Mbrojtjes./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne