Trump mendon të lërë rreth 200 trupa në lindje të Sirisë

Pretendohet se Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump mendon të lë në lindje të Sirisë rreth 200 trupa amerikane.

Sipas lajmit të gazetës amerikane “The New York Times”, të bazuar në deklaratat e një zyrtari të lartë, Trump do të miratojë planin e Pentagonit për të lënë në lindje të Sirisë rreth 200 ushtarë.

Raporti bazohet në dy arsye dhe e para është lufta kundër DAESH-it, ndërsa e dyta është që të parandalohet që rajonet e naftës në pjesën lindore të Sirisë të mos kalojnë në duart e regjimit të Esadit.

Nëse Trumpi, i cili para pak kohe deklaroi se do të tërheq të gjitha trupat amerikane – rreth 1 mijë ushtarë – nga veriu i Sirisë, miraton vendimin në fjalë, atëherë kjo do të jetë hera e dytë që ai hedh hap prapa në çështjen e “tërheqjes së trupave nga Siria”.

Trump, dhjetorin e kaluar njoftoi vendimin për tërheqjen e pothuajse 2,000 trupave amerikane nga Siria, ndërsa shumë shpejt e ndryshoi këtë vendim dhe urdhëroi që numri të zvogëlohet gradualisht me kalimin e kohës.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë javën e kaluar bëri të ditur se rreth 1 mijë trupa amerikane në veri të Sirisë do të tërhiqen, ndërsa Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper tha se ato do të transferohen në perëndim të Irakut.

Shtetet e Bashkuara kanë akoma rreth 125 ushtarë në rajonin Al-Tanf të Sirisë. Po ashtu është raportuar nga Pentagoni që këta ushtarë nuk do të tërhiqen nga ky rajon./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne