Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka deklaruar se “Mund të them se Irani dëshiron të takohet me ne”.
Trump duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në oborrin e Shtëpisë së Bardhë lidhur me ndonjë takim me presidentin e Iranit, Hassan Rouhani tha se “Mund t’iu them se Irani dëshiron të zhvillojë takime me ne”.
Ndërsa në një pyetje tjetër, Trump tha se nuk mendojnë që të vendosin Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo në postin e Këshillitarit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë pas shkarkimit të John Bolton-it.
Trump thekson se janë 15 kandidatë për postin e Bolton-it ndërkohë që në deklaratën e djeshme tha se po shqyrton 5 kandidatë për këtë post.
Përgjigje ndaj pretendimeve se Izraeli ka bërë spiunazh
Duke mbrojtur idenë e tij se detyra e Këshillitarit të Sigurisë Kombëtare është një punë e lehtë, Trump tha: “A e dini pse është e lehtë kjo punë? Sepse të gjitha vendimet i marr unë dhe nuk ka nevojë që ju të punoni”.
Lidhur me pretendimet se Izraeli në dy vitet e fudit ka vendosur përreth Shtëpisë së Bardhë dhe institucioneve kritike në Washington pajisje të inteligjencës për të përgjuar atë dhe ekipin e tij, Trump tha se “Nuk besoj se kjo është e vërtetë, por çdo gjë është e mundur”.
Presidenti amerikan ka dhënë sinjalin se është i hapur për të realizuar sërish takime me Korenë e Veriut./AA