Trump në fund të majit në Vatikan, Izrael dhe Arabinë Saudite

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, njoftoi se vizitat e parë jashtë vendit do t’i realizojë në fund të majit duke vizituar Vatikanin, Izraelin dhe Arabinë Saudite, raporton Anadolu Agency (AA).

Ky do të jetë turneu i tij i parë pas marrjes së postit të presidentit në janar të këtij viti.

Trump gjatë turneut do të marrë pjesë edhe në Samitin e Kryetarëve të Shteteve dhe Qeverive të vendeve anëtare NATO-s në Bruksel dhe samitin e grupit të shtatë vendeve më të zhvilluara të G7, që do të mbahet në Sicili.

Takimi me Papa Françeskun në Vatikan është planifikuar për 24 maj, ndërsa datat e vizitave në Izrael dhe Arabinë Saudite ende nuk janë të njohura.

Këshilltari i lartë në Shtëpinë e Bardhë, Jared Kushner, u tha gazetarëve se qëllimi i vizitave në këto vende është që të mbledhë të gjitha fetë për të luftuar intolerancën dhe radikalizmin.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, gjeneral-lejtnant Herbert Reymond McMaster deklaroi se turneu do t’i mundësojë Presidentin Trump që të tregojë se politika e “Amerikës është në vend të parë” plotësisht në përputhje me udhëheqjen amerikane në botë.

Në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë theksohet se vizita në Izrael dhe në Arabinë Saudite do të ndihmojë në forcimin e partneritetit të SHBA-ve me aleatët dhe do të parandalojë kërcënimet iraniane.

Trump do të vizitojë edhe Palestinën ku do të kërkojë vazhdimin e procesit të paqes mes Izraelit dhe Palestinës./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne