Trump: Në një vend mund të hyjmë me një telefonatë të vetme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump në lidhje me ndonjë ndërhyrje të mundshme ndaj Iranit, tha se “Në një vend mund të hyjmë me një telefonatë të vetme. Nuk do të thotë se kjo duhet të ndodhë sot, mund të bëhet nesër apo pas dy javëve”.

Trump inspektoi punimet në murin në kufirin me Meksikën në shtetin e Kalifornisë, ku informoi gazetarët për procesin.

Ai theksoi se me murin në fjalë do të zgjidhin krizën e imigracionit të paligjshëm në kufijtë jugor, ndërsa shtoi se “Më njerëzit nuk do të mund të vijnë”.

Ndërkaq në lidhje me ndonjë ndërhyrje të mundshme ushtarake ndaj Iranit, Presidenti Trump tha se “Ne do të shohim me kohë se çfarë do të ndodhë në Lindjen e Mesme. Gjithmonë është e lehtë të ndërhyhet. Në një vend mund të hyjmë me një telefonatë të vetme. Nuk do të thotë se kjo duhet të ndodhë sot, mund të bëhet nesër apo pas dy javëve”.

Nga ana tjetër Presidenti Trump theksoi se ai dhe John Bolton, ish-Këshilltari i Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, të cilin ai e kishte shkarkuar javën e kaluar, nuk ishin pajtuar për shumë çështje, ndërsa tha se “Njerëzit si Bolton donin të hynin në Irak dhe gjërat nuk shkuan shumë mirë. Ata u ngecën në kënetë. Ne u bëmë polici në Lindjen e Mesme dhe kjo ishte e tmerrshme”./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne