Trump në Vatikan me Papa Françeskun; Melania mbulohet me ferexhe katolike ndryshe nga takimi ne Saudi ku ishte e zbuluar

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, është takuar me Papa Françeskun në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Vatkian, raporton Anadolu Agency (AA).

Takimi dypalësh në Vatikan është zhvilluar në një zyrë në bibilotekën private të Papës në Pallatin Apostolik.

Presidenti amerikan Trump theksoi se ndien krenari të madhe që është takuar me Papa Françeskun, me të cilin Trump vitin e kaluar kishte hyrë në polemikë teksa kandidonte për president të SHBA-ve.

Takimit më pas i është bashkangjitur edhe një delegacion prej 12 vetash, në mesin e të cilëve e bashkëshortja e Trumpit Melania Trump, vajza Ivanka, dhëndrri Jared Kushner dhe Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne