Trump nënshkruan 2 dekrete që ndalojnë kryerjen e biznesit me TikTok dhe WeChat

Presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi dy dekrete që ndalojnë individët ose institucionet amerikane të kryejnë biznes me aplikacionet e medias sociale të kompanive kineze TikTok dhe WeChat.

Në dy dekretet e publikuara të ndarë nga njëri-tjetri theksohet se përhapja në SHBA e aplikacioneve mobile të zhvilluara nga kompanitë kineze vazhdojnë të kërcënojnë sigurinë kombëtare, politikën e jashtme dhe ekonominë e vendit.

Ndër të tjera në dekret vihet theksi se SHBA-ja për të mbrojtur sigurinë kombëtare, duhet të marrë masa agresive kundër pronarëve të TikTok dhe WeChat.

Bëhet e ditur se dekretet që parashikojnë të parandalojnë individët ose institucionet të kryejnë ndonjë transaksion me TikTok dhe WeChat do të hynë në fuqi pas 45 ditësh.

Në një deklaratë me 3 gusht, Trump njoftoi se do ta ndalojnë platformën e medias sociale me qendër në Kinë, TikTok, nëse dega e saj në SHBA nuk i shitet ndonjë kompanie amerikane.

Duke vënë në dukje se nuk duan që TikTok të jetë nën kontrollin e Kinës për shkak të shqetësimeve për sigurinë, Trump deklaroi se Microsoft ose ndonjë kompani tjetër amerikane e madhe si kjo duhet të blejë degën e TikTok në Amerikë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne