Bota

Trump ngushëllon Presidentin Erdogan për tërmetin në lindje të Turqisë

Siç bën të ditur Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës, Trumpi i tha Erdoganit se ai qëndron pranë Turqinë në këto ditë të dhimbshme.

Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës theksoi se dy liderët shkëmbyen mendimet gjithashtu për çështjet rajonale me interes të përbashkët, sidomos për zhvillimet aktuale në Idlib të Sirisë dhe për krizën libiane.

Ndërsa ndihmëszëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Judd Deere, publikoi një komunikatë me shkrim për bisedën telefonike Erdogan-Trump.

“Dy udhëheqësit morën në shqyrtim domosdoshmërinë e eliminimit të ndërhyrjes së jashtme dhe vazhdimit të armëpushimit në Libi. Po ashtu liderët ranë dakord për nevojën e përfundimit të dhunës së vazhdueshme në Idlib”, u shpreh ai.

Komunikata e ndihmëszëdhënësit Deere tërheq vëmendjen se Trumpi ka vënë theksin “mbi rëndësinë e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve ndërmjet Turqisë dhe Greqisë lidhur me Mesdheun Lindor”./trt

OPINIONE

INTERVISTA