Bota

Trump: Nuk do të miratoj një detyrim mbarëkombëtar për mbajtjen e maskave

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se nuk do të aprovojë një detyrim mbarëkombëtar për mbajtjen e maskave në kuadër të masave kundër koronavirusit të ri (COVID-19).

“Unë nuk e besoj këtë. Nuk do ta aprovoj domosdoshmërinë e mbajtjes së maskës në gjithë vendin”, ka thënë Trump në një program në Fox News i cili do të publikohet të dielën, raportoi The Hill.

Duke deklaruar se ai dëshiron që njerëzit të kenë një liri të caktuar, Trump ka përmendur edhe deklaratat e zyrtarëve të shëndetit publik që fillimisht kishin thënë se individët e shëndetshëm nuk kanë nevojë të mbajnë maskë.

I pyetur nga prezantuesi i programit rreth një deklarate të Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) se pandemia mund të vihet nën kontroll brenda 4-6 javësh nëse çdokush mban maska, Trump tha: “Unë nuk pajtohem me këtë deklaratë”.

Ai ka theksuar se mbajtja e maskës mund të krijojë edhe probleme të tjera shëndetësore.

“Dr.Fauci dhe shumë njerëz thanë ‘Mos mbani maska’. Por, krejt papritur, tani thuhet ‘Të gjithë duhet të mbajmë maska'”, tha presidenti amerikan.

Ndryshe, CDC në prill kishte deklaruar se virusi mund të ngjitet edhe nga personat pa simptoma, duke shtuar se për këtë arsye, secili individ duhet të mbajë maskë.

Ndërkaq, Mark Meadows, zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, më 6 korrik gjithashtu deklaroi se nuk do miratojnë një detyrim mbarëkombëtar për maska dhe shtetet federale do të vendosin individualisht për një masë të tillë./AA

OPINIONE

INTERVISTA