Trump: Nuk përjashtohet mundësia e shtimit të veprimeve ushtarake në Siri

Presidenti SHBA ka thënë se Uashingtoni do të shtojë veprimet ushtarake në Sirinë bazë të nevojës.

Sipas agjencisë së lajmeve Sputnik, Donald Trump, president i SHBA, të shtunën në një letër drejtuar Kongresi, i ka informuar kongresmenët amerikanë në lidhje me veprimet ushtarake në Siri, ku edhe njëherë ka akuzuar qeverinë e Sirisë për përdorim të armëve kimike. Presidenti amerikan ka thënë se qëllimi i sulmit ndaj bazës ushtarake siriane është “Reduktimi i aftësive të forcave ushtarake të Sirisë për kryerjen e sulmeve kimike dhe parandalimin e qeverisë së Damaskut nga përdorimi ose zhvillimi armëve kimike”. Trump ka pretenduar se sulmet në Siri synojnë kthimin e stabilitetit në rajon. Qeveria e Sirisë në kuadër të rezolutës 2118 të KS të OKB (27 shtator 2013), ka treguar një bashkëpunim konstruktiv me Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike, duke dorëzuar të gjitha armët kimike që posedonte./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne