Trump nuk po punon për të mirën e hebrenjve, por të fundamentalistëve të krishterë

uke e pranuar Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit, Donald Trump nuk po i bënë shërbim hebrenjve por fundamentalistëve të krishterë tek shtëpia, të cilët po përgatiten për fundin e botës

 Armin Langer*

Organizata lobiste liberal-sioniste “J Street” në vitin 2014 ka realizuar një hulumtim në mesin e hebrenjve amerikanë në temën e marrëdhënieve izraelito-palestineze. Hulumtimi ka treguar se 80 për qind e hebrenjve në SHBA, mbështetë zgjidhjen në parimin e dy shteteve të pavarura. 72 për qind e mbështesin Jerusalemin Lindor si metropolin e shtetit të pavarur palestinez.

Rezultatet e hulumtimit të organizatës konservatoro-sioniste “American Jewish Committe” të realizuar në këtë vit, japin pasqyrën e ngjashme: vetëm 16 për qind e të anketuarëve mbështesin transferimin e ambasadës amerikane në Jerusalem. 44 për qind e hedhin poshtë, dhe 36 për qind konsideron që me këtë akt duhet pritur deri sa të krijohen kushtet paqësore.

Bashkësia hebreje në SHBA, e vlerësuar me pesë deri në shtatë milionë anëtarë, është më e madhja në botë. Sipas disa statistikave, kjo diasporë është më e madhe edhe se sa numri i vetë banorëve të Izraelit. Hebrenjtë në SHBA njihen si liberal, zakonisht votojnë Demokratët: 71 për qind kanë votuar Hillary Clinton, ndërsa katër vjet më parë 78 për qind e hebrenjve amerikanë e kanë votuar kandidatin demokrat, Barack Obama.

 Hejbrenjtë amerikanë të shqetësuar

Mesazhi i hebrenjve amerikanë është më shumë se i qartë: edhe pse Jerusalemi është qendra shpirtërore e botës hebreje, koha që shpallja e tij si kryeqytet i Izraelit ende nuk ka ardhur sepse kjo vetëm do të përshkallëzonte konfliktin në këtë rajon të paqëndrueshëm. “Bashkimi për judaizëm të reformuar”, organizata më e madhe hebreje në botë, ka lëshuar komunikatë në ditën kur

Donald Trump bëri publik vendimin e tij për pranimin e Jerusalemit si kryeqytet, në të cilën theksohet për “kohën e keqe që është përzgjedhur” për hapin i cili do të “varros procesin paqësor”dhe do të “përshkallëzon konfliktin”.

Por përkundër kritikës qartësisht të ashpër të organizatës hebreje, Trump në fjalimin e tij disa herë i ka bërë thirrje hebrenjve dhe u paraqitë si mbrojtës i interesave hebreje. Në fjalimin e tij në kongresin e këshillit për punë publike konservatoro-sionist amerikano-hebre, AIPAC, disa herë ka theksuar se Jerusalemi “është kryeqyteti i përhershëm i popullit hebre”. Në po këtë fjalim, në stilin e tij ai madje përmend se vajza e tij Ivanka ( e cila është e martuar me hebreun amerikan, Jared Kushnera) “mbanë fëmijë hebre” e cila “do të gëzohet për shkak të Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit”. Por Trump nuk vepron në emër të shumicës së hebrenjve në SHBA por plotëson premtimin e dhënë publikut të tij, evangjelistëve, fundamentalistëve të krishterë, një grupi shumë me ndikimi në SHBA. Ata gjithashtu, për dallim nga të krishterët e tjerë, si katolikëve ashtu edhe ortodoksëve, mbështesin transferimin e metropolit izraelit në Jerusalem. Përkundër dallimeve të rrymave të ndryshme të grupeve fundamentaliste protestante në SHBA, të gjithë kanë një të përbashkët: Ata në “Tokën e shenjtë” Izrael/Palestinë duan shfaqjen e kaosit si parakusht për betejën e Ditës së Gjykimit rreth Jerusalemit.

 Evangjelistët, sionistët më të mëdhenj

Është interesante se edhe organizata më e madhe sioniste, pra ata që angazhohen

për kthimin e hebrenjve në Izrael kanë një shenjë të krishterë. “Të krishterët e bashkuar për Izraelin” me më shumë se dy milionë anëtarë, me donacionet e tyre ndihmojnë projektet të cilat bëjnë që imazhi i Izraelit të jetë më i bukur, e gjitha kjo me qëllim që sa më shumë hebrenj të kthehen në atdheun e tyre historik. Sipas besimit ungjillorë, të gjithë hebrenjtë duhet të mblidhen në Izrael në mënyrë që të paraqitet Shpëtimtari, Mesia. Dhe kur kjo gjë të ndodhë, të gjithë hebrenjtë do të kthehen në krishterim.

Besim i cili, në thelbin e tij, mund të interpretohet si shumë antisemit sepse në fund të fundit pretendon diasporën pa hebrenj, dhe në të njëjtën kohë niset nga fakti se judaizmi nuk është aspak besim, por një bashkësi fetare e vjetëruar që do të zhduket nga kalimi në krishterim.

Konflikti në Lindjen e Mesme shpesh thjeshtësohet duke u reduktuar në përplasjen e hebrenjve dhe myslimanëve, Por vendimi i Donald Trump mbi Jerusalemin është marr kundër vullnetit të shumicës së hebrenjve në SHBA. Presidenti amerikan dëshiron të kënaq votuesit e tij fundamentalist të krishterë. Për këtë arsye nuk duhet nënvlerësuar ndikimin e këtyre grupev të përqendruara në Apokalips.

 

*Armin Langer ka studiuar filozofinë hebraike në Budapest, Jerusalem dhe Potsdam. Aktualisht jeton në Berlin ku punon si publicist. Para pak kohësh ka publikuar librin “Një hebre në Neukölnu”

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne