Trump nuk shqetësohet për protestat kundër Sisit në Egjipt

Këto deklarata Trump i bëri në një dalje për gazetarët para takimit me Sisin, i cili gjendet në Nju-Jork për Sesionin e 74-ët të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

“Për një kohë të shkurtër ai punoi mirë. Kur e mori detyrën vendi ishte në kaos, por tani jo”, u tha Trump gazetarëve, të cilët e pyetën presidentin amerikan se a ishte i shqetësuar për protestat që janë organizuar në Egjipt kundër Sisit.

“Protesta mbahen kundër cilitdo. Madje shumë protesta pati edhe kundër shokut tuaj më të mirë në botë, Obamës (ish-presidenti i ShBA-së, Barack Obama). Por në lidhje me këtë çështje (protestat kundër Sisit) nuk jam i shqetësuar. Egjipti ka një lider të jashtëzakonshëm dhe të respektuar”,- tha Trump.

Në disa sheshe të kryeqytetit të Egjiptit, Kajro, javën e kaluar ishin mbajtur për herë të parë protesta kundër Presidentit Abdul Fattah al-Sisi. Egjiptianët ishin mbledhur në disa sheshe, përfshi edhe atë të Tahririt, dhe kishin hedhur parulla kundër Sisit./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne