Trump paraqet si kandidat për Sekretar të Mbrojtjes Mark Esper

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump njoftoi se në vend të ushtruesit të detyrës së Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Patrick Shanahan si kandidat për Sekretar të Mbrojtjes do të tregojë Mark Esper, i cili aktualisht ndodhet në detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Forcave Tokësore.

Në komunikatën me shkrim të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë, thuhet se Trump do ta paraqes edhe zyrtarisht për kandidat Sekretarin Esper.

Pritet që brenda një kohe të shkurtë në Senatin amerikan të paraqitet edhe zyrtarisht kandidatura për Sekretar të Mbrojtjes e Mark Esper, i cili nga e hëna do të emërohet si ushtrues i detyrës në vend të Shanahan, që gjithashtu është në pozitë të njëjtë.

Në qoftë se Esper merr vota të mjaftueshme në Senat, ai edhe zyrtarisht do të emërohet si Sekretari i ri i Mbrojtjes.

Patrick Shanahan ishte emëruar si shtrues i detyrës së Sekretarit të Mbrojtjes nga Presidenti Trump, pas largimit nga detyra të ish-Sekretarit, James Mattis në janar të këtij viti.

Presidenti Trump të martën kishte bërë të ditur se Shanahan është tërhequr nga kandidatura për Sekretar të Mbrojtjes, ndërsa Shanahan ka deklaruar se këtë vendim e ka marrë për shkaqe familjare./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne