Trump për Sisin: “Ku është diktatori im më i preferuar”

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump gjatë Samitit të G-7 që u zhvillua muajin e kaluar në Francë, zbulohet se për presidentin egjiptian Abdel-Fattah al-Sisi ka thënë “diktatori im më i preferuar”.

Sipas artikullit të gazetës “Wall Street Journal” të cilin e bazon mbi zyrtarë amerikanë dhe egjiptianë, Trump derisa priste Sisin ka folur me zë në mënyrë ku është dëgjuar nga të gjithë me fjalët “Ku është diktatori im më i preferuar?.

Zyrtarët të cilët mendojnë se Trump ka përdorur këtë shprehje me qëllim shakaje, thuhet se pas këtyre fjalëve në dhomë sërish ka patur një heshtje.

Në artikull nuk është ndarë ndonjë informacion nëse Sisi i ka dëgjuar apo jo këto fjalë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne