Trump përzë Zelensky-n nga Shtëpia e Bardhë pas sherrit

Detaje të reja janë publikuar nga takimi që u mbajt këtë të premte në Shtëpinë e Bardhë mes presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut të tij ukrianas Volodymyr Zelensky. Pak më herët u raportua se si pasojë e përplasjeve mes palëve Zelensky është larguar nga Shtëpia e Bardhë me nxitim, por mediat e huaja shkruajnë se ka qënë presidenti Trump ai i cili i ka kërkuar palës ukrainase të largohet menjëherë.

CNN shkruan se pas tensioneve mes palëve, Trump u mblodh me këshilltarët e tij kryesorë brenda Zyrës Ovale, dhe pasi u konsultua me Zëvendës Presidentin JD Vance, Sekretarin e Shtetit Marco Rubio Rubio, Sekretarin e Thesarit Scott Bessent dhe këshilltarët e tjerë të tij kryesorë, Trump vendosi që Zelensky “nuk ishte në një vend për të negociuar”.

Thuhet se Trump ka udhëzuar Rubion dhe këshilltarin e tij për sigurinë kombëtare, Mike Waltz, të jepnin mesazhin se ishte koha që Zelensky të largohej.

Bëhet me dije se ukrainasit ndodheshin në një dhomë të veçantë, teksa Trump konsultohej me këshilltarët e tij dhe u është kërkuar që të largohen menjëherë. Zyrtari i Shtëpisë së Bardhë tha se ukrainasit protestuan dhe donin të vazhdonin bisedimet, por Trump nuk i ka lejuar. Pas kësaj presidenti Zelensky është larguar menjëherë nga Shtëpia e Bardhë./Lapsi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne