Trump: Po i vjen fundi durimit me Korenë e Veriut

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump tha sot se programi bërthamor dhe i raketave të Koresë së Veriut, kërkon një përgjigje të fortë, dhe po ashtu deklaroi se po mbaron “epoka e durimit strategjik”, me Korenë e Veriut.

“Epoka e durimit strategjik me regjimin e Koresë së Veriut është e gjatë. Sinqerisht, nuk ka më shumë durim”, tha Trump në një konferencë të përbashkët për media të mbajtur në kopshtin e Shtëpisë së Bardhë me Presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae-in, i cili e ftoi Trumpin që ta vizitojë vendin e tij. Trump shtoi se Shtetet e Bashkuara po punojnë për një seri masash diplomatike, ekonomike dhe sigurie për t’u mbrojtur nga kërcënimi koreano-verior. Presidenti amerikan ka thënë gjithashtu se administrata e tij ka në tryezë shumë opsione për Penianin. “Kemi një plan të fortë dhe solid për Korenë e Veriut”, ka nënvizuar Trump./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne