Trump pritet me “këmbët e para” në Britani, Corbyn: Mos u përziej në çështjet e brendshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka nisur vizitën e tij treditore në Britani, ku do të zhvillojë një takim me familjen mbretërore, para se të marrë pjesë në një organizim shtetëror. Vizita e Trump-it përkon me një periudhë kritike për politikën britanike, që po përballet me ecejaket lidhur me procesin e çanëtarësimit të vendit nga Bashkimi Evropian dhe me vendimin e kryeministres, Theresa May, për t’u larguar nga detyra ekzekutive, si edhe nga drejtimi i Partisë Konservatore.

Raportimet mbi vizitën janë vendosur në kontektstin e deklaratave të kreut të Shtëpisë së Bardhë, lidhur me Brexit-in dhe kandidaturën më të përshtatshme për postin e kryeministrit të ri të Britanisë. “Kjo është një ndërhyrje tërësisht e papranueshme në një vend demokratik. Kryeministri i ardhshëm nuk duhet të caktohet nga presidenti Trump apo nga përfaqësuesit e 100.000 anëtarëve të partisë konservatore, por nga populli britanik në zgjedhje demokratike.”- ka reaguar lideri i laburistëve, Jeremy Corbyn ndaj qendrimit publik të Trump në favor të përzgjedhjes së ish-kryebashkiakut të Londrës, Boris Johnson, si kreun e ri të konservatorëve dhe të qeverisë britanike.

Trump ka propozuar gjithashtu që Britania të heqë dorë nga negocimet me Brukselin, duke sugjeruar që procesi i Brexit-i të finalizohet pa marrëveshje. Gjatë vizitës, presidenti i SHBA-ve do të takohet edhe me kryeministren në ikje, May-in.

Pas Britanisë, Trump do të vijojë turin e vizitave në Irlandë dhe në Francë./lapsi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne