Trump: Qeveria ime nuk kërkon largimin e Bashar Asad nga pushteti

Presidenti amerikan Donald Trump pretendoi se administrata e tij nuk kërkon largimin nga pushteti të presidentit sirian Bashar Asad.

Siç raporton agjencia e lajmeve IRIB, Donald Trump në një intervistë për gazetën amerikane Wall Street Journal, pretendoi se politika e qeverisë amerikane nuk synon largimin e presidentit sirian nga pushteti si pjesë e zgjidhjes politike të krizës siriane. Më tej, presidenti i SHBA tha: “Një Siri e qetë dhe në paqe me Bashar Asadin në krye, nuk është e pamundur”. Këto pretendime të presidentit amerikan bëhen në një kohë kur sekretari i DASH, Rex Tillerson, duke folur në Moskë, tha: “Shpresoj të vijë një ditë kur Asadi të mos jetë në pushtet në Siri. Uashingtoni nuk sheh ndonjë rol të Asadit në të ardhmen politike të Sirisë”. Amerika përpiqet t’a justifikojë rolin e saj në Siri nëpërmjet operacioneve “humanitare” dhe “pro demokratike”, por qëllimi kryesor i Uashingtonit është eliminimi i një prej qeverive që përkrah rezistencën kundër regjimit të Izraelit./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne