Trump: SHBA do të shpalosë sanksionet ndaj Iranit brenda 48 orëve

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump tha se Washingtoni do të shpalosë sanksionet ndaj Iranit “gjatë 48 orëve të ardhshme” si përgjigje të sulmit ndaj dy fabrikave saudite të naftës fundjavën e kaluar për të cilën fajësohet Teherani.

“Ne do të shtojmë disa sanksione shumë domethënëse ndaj Iranit”, u tha Trump gazetarëve në Los Angeles.

Ai më herët shkroi në Twitter se ka udhëzuar sekretarin e Thesarit, Steven Mnuchin që “të konsiderojë” rritjen e sanksioneve ekonomike ndaj Iranit.

I pyetur nëse po shqyrtonte një sulm ushtarak, Trump tha se SHBA ka “shumë opsione”.

“Ekziston opsioni përfundimtar dhe ka mundësi që janë shumë më pak se kaq”, tha ai, duke shpjeguar se “opsioni përfundimtar” do të thotë “luftë”.

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo të mërkurën tha se sulmet përbëjnë një “akt lufte”.

SHBA gjithnjë e më shumë tregon gishtin drejt Iranit për sulmet ndaj objekteve shtetërore të naftës Aramco që rritën prodhimin e naftës së Mbretërisë. Sulmet pretendohen të jenë kryer nga rebelët Huthi të Jemenit, të cilët mbështeten nga Teherani.

Irani, megjithatë, ka mohuar të ketë dorë në incidentet pasi tensionet rajonale rriten në mesin e spekulimeve për hakmarrje nga SHBA dhe aleatët e saj./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne