Trump: SHBA janë në gjendje lufte, jo me rusët por me armiqtë e brendshëm

“Situata është e turpshme, bëhet fjalë për gjueti të pastër të shtrigave”, ka thënë Trump pasi ka marr vesh se e kanë bastisur zyrën e avokatit të tij.

Çfarë dite ishte për presidentin amerikan! Donald Trump plotësisht është preokupuar me gjendje lufte, qoftë në politikë të jashtme, ashtu edhe në atë të brendshme.

Pasi i ka porositur rusët, për shkak të situatës në Siri dhe përdorimit të armatimit kimik nga ana e aleatëve të tyre, se “kjo nuk do të tolerohet” dhe paralajmëroi “vendime të rëndësishme në 48 orët e ardhshme”, ka marrë vesh se FBI e ka bastisur zyrën e avokatit të tij shumëvjeçar Michael Cohen.

Dhe atëherë përsëri e aktivizon fjalorin e tij jo diplomatik, edhe pse ishte i rrethuar me gjeneralët amerikan me të cilët diskutonte për veprimet e mëtutjeshme në Lindjen e Afërt.

“Ky është sulm ndaj shtetit tonë dhe ndaj gjithë asaj për çfarë angazhohemi. Situata është e turpshme, bëhet fjalë për gjuetinë e pastër të shtrigave”, bërtiste presidenti amerikan.

Leja për bastisje është marrë për shkak të hetimit rreth përzierjes së Rusisë në fushatën e tij presidenciale, për shkak të cilit prokuroria tashëm i ka ngritur 19 aktakuza. E njëjta gjë tani e kërcënon edhe Cohenin. Gjithashtu hetuesit janë të interesuar edhe për aferën me porno aktoren Stormy Daniels të cilës Trumpi para fushatës i kishte paguar 130.000 dollarë për heshtje rreth marrëdhënieve seksuale, dhe pagesa ka shkuar nëpërmes të Cohenit.

Nga zyra e Cohenit policia federale ka marrë shumë dokumente dhe gjëra, duke përfshirë edhe telefonin, kompjuterin personal dhe të dhënat bankare. Ajo që mund ta frikësoj seriozisht Trumpin është se mund të zbulohet komunikimi i fshehtë në mes të avokatit dhe klientit të tij. Nëse dëshmohet se komunikimi është bërë për fshehje të gjurmëve, mund të përdoret në procesin gjyqësor./Insajderi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne