Trump shpërndan tre video me përmbajtje anti-myslimane

Presidenti amerikan Donald Trump ka shkaktuar sërish polemika, pasi shpërndau tre video me përmbajtje anti-muslimane në llogarinë e tij në Twitter. Videot janë postuar origjinalisht nga një grup britanik i ekstremit të djathtë, anëtarët e të cilit njihen për pikëpamjet e tyre radikale ndaj islamit.

Llogaria në Twitter e presidentit amerikan Donald Trump ka shpërndarë 3 video polemizuese që origjinalisht janë postuar nga një grup britanik i ekstremit të djathtë. Postimi i parë nga Jayda Fransen, zv/kryetare e grupit Britain First, tregon një emigrant musliman që sulmon një person me paterica, ndërkohë që ky postim ndiqet edhe nga dy video të tjera të personave me përkatësi fetare muslimane, sipas pretendimeve të zonjës Fransen.

Kjo e fundit i është përgjigjur me entuziasëm faktit që presidenti amerikan ka shpërndarë postimet e saj. “Zoti të bekoftë Trump! Zoti bekoftë Amerikën!,” shkroi Fransen në llogarinë e saj.

Grupi Britain First është themeluar në 2011 nga ish-anëtarë të Partisë Kombëtare Britanike, një forcë politike e ekstremit të djathtë. Grupi ia ka dalë të tërheqë vëmendje në rrjetet sociale për shkak të postimeve polemizuese lidhur me atë që ata konsiderojnë si “islamifikim të Mbretërisë së Bashkuar”./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne