Trump shpreh solidaritet me Bahamet për Uraganin Dorian

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, nëpërmjet një video-mesazhi ka shprehur solidaritet me Bahamet, në të cilën uragani Dorian shkaktoi dëme të mëdha.

Përderisa uragani Dorian është duke avancuar drejt veriut të SHBA-ve, presidenti amerikan në llogarinë e tij në Twitter publikoi një video-mesazh lidhur me uraganin.

Ai tregoi se ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Bahames, duke theksuar se do të japin çdo llojë ndihme për këtë vend që ka pësuar dëme nga uragani.

“Jemi me ju, Zoti ju bekoftë”, tha Trump.

– Në rajonet ku më nuk ka rrezik nga uragani jeta është kthyer në normale

Ndërkohë, pasi uragani u largua nga toka dhe vazhdoi në drejtim të detit, njerëzit në Karolinën e Veriut e cila ishte nën rrezik më parë, dolën në rajonin Carolina Beach.

Një person i cili surfonte në breg është filmuar nga AA.

Tashmë uragani është në kategorinë e parë, ndërsa vazhdon avancimin në drejtim verior në bregun lindor SHBA-së.

Nga uragani Dorian në Bahame kanë humbur jetën të paktën 43 persona./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne