Trump shtron iftar, e ftuar në tavolinën e tij edhe ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku

Ballinat e mediave të huaja janë mbushur me fotografitë e presidentit amerikan, Donald Trump, dhe ambasadores së Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.

Ambasadorja kosovare mori pjesë në një iftar të shtruar nga presidenti Trump në Shtëpinë e Bardhë, për diplomatët myslimanë.

“Pata nderin dhe kënaqësinë e veçantë që në darkën e iftarit të shtruar në Shtëpinë e Bardhë të isha e ulur përkrah Presidentit të Shteteve të Bashkura të Amerikës, Z. Donald J. Trump. Presidentit Trump i tregova se në shtetin tonë sekular, ka një kulturë tolerance dhe harmoni ndërmjet religjioneve”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

E për këtë kanë shkruar edhe mediat e huaja si Fox News, CBS e Daily Mail. Ballinat e tyre madje, kanë qenë të mbushura me fotografinë e Trump e Çitakut.

“Presidenti Trump fton delegatët që i përkasin shteteve myslimane për iftar”, ky është titulli i Daily Mail, të cilët kanë bashkëngjitur edhe një video nga darka e shtruar.

Ndërsa, Fox News ka shkruar për ‘kohët e vështira’, duke marrë parasysh sulmet kundër myslimanëve në Zelandë, ato kundër krishterëve në Sri Lanka dhe disa të tjera në Californi e Pittsburg.

Kurse rreth iftarit të shtruar, presidenti i shtetit më të fuqishëm në botë është deklaruar se ka qenë një natë shumë e mirë, ku ka ritheksuar se gjatë këtj muaji, njerëzit bashkojnë forcat për shpresë, tolerancë e paqe.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne