Bota

Trump: “Shumë e zgjuar” mospërfshirja në Siri

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka deklaruar se vendimi për mospërfshirje në luftën intensive në kufirin e Turqisë është “shumë i zgjuar”, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Mospërfshirja në luftën intensive në kufirin e Turqisë është shumë e zgjuar”, shkroi presidenti amerikan në twitter.

“Ata që ‘gabimisht’ na futën neve në luftë në Lindjen e Mesme ende na bëjnë presion që të luftojmë. Ata nuk e kanë idenë se çfarë vendimi të keq kanë marrë. Pse nuk kërkojnë shpalljen e luftës?”, tha më tutje ai.

Trump tregoi se para dy vitesh prej tij kanë kërkuar që kundër Irakut të luftojnë pranë kurdëve (YPG/PKK).

“Atyre u thash ‘jo’ dhe kurdët dy herë u larguan nga lufta. E njëjta tani ndodh me Turqinë. Kurdët dhe Turqia luftojnë kohë të gjatë. Turqia, PKK-në e sheh më të keqe se të gjitha organizatat terroriste. Të tjerët ndoshta dëshirojnë të luftojnë në anën e njërës palë. Kush do mund të luftojë!”, theksoi Trump.

Trump shtoi se gjendjen në Siri e ndjekin nga afër./ AA

OPINIONE