Trump sulmon Kinën: Ju kapëm në flagrancë – po i jepni naftë Kim Jong-Un

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi sot se është shumë zhgënjyese që Kina lejon Korenë e Veriut të vijë deri te nafta, duke paralajmëruar se lëvizje të tilla do të parandalonin një zgjidhje “miqësore” ndaj krizës së shkaktuar nga programi bërthamor i Phenianit, ndërkohë që Kina ka hedhur poshtë akuzat.

“Janë kapur në vepër. Jam shumë i zhgënjyer që Kina lejon naftën të hyjë në Korenë Veriore. Nuk do të ketë kurrë një zgjidhje miqësore për problemin verikorean nëse kjo vazhdon të ndodhë”, shkruan Trump në Twitter.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne