Trump sulmon Perandorinë Osmane: Masakra kundër armenasve dhuna më e keqe në historinë e njerëzimit

Presidenti i SHBA ka thënë se vrasja e pretenduar e armenëve nga ana e perandorisë osmane, ishte dhuna më e keqe që karakterizon shoqërinë e shekullit 20.

Sipas agjencisë franceze të lajmeve AFP, Donald Trump të hënën përmes një deklarate me rastin e përvjetorit të pretenduar te masakrës kundër armenëve në prill të vitit 1915, ka shprehur solidarizimin e amerikanëve me popullin armenas kudo në botë.

Edhe pse presidenti amerikan ka refuzuar të përdor termin gjenocid për vrasjen e armenëve deklarataa e tij ka ngjallur reagime të zyrtarëve turq.

Sipas pretendimeve armene dhe perendihmore gati një milion armenë në kohën kur po përfundonte sundimi i Perandorisë osmane, janë masakruar nga ushtarët turq. Turqia refuzon gjenocidin dhe deklaron se nga 300 deri 500 mijë armenas kanë vdekur në luftën e brendshme për shkak të urisë./ Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne