“Trump do të japë dorëheqje para përfundimit të vitit”

Një shkrimtar amerikan i cili njihet me Donald Trump për tre dekada, beson se presidenti amerikan do të japë dorëheqje nga zyra përpara fundit të vitit.

Tony Schwartz, autori i librit ‘Art of the Deal’, të enjten në Twitter ka dhënë parashikimin e tij për të ardhmen politike të Trump. “Rrethi po mbyllet me shpejtësi verbuese. Trump do të japë dorëheqje dhe do të deklarojë fitoren përpara se Mueller dhe Kongresi t’a lënë atë pa asnjë zgjidhje”, tha Tony Schwartz të enjten. “Trump po izolohet, po reziston çdo ditë. Fundi është afër por duhet të mbahet presion i lartë”, shtoi ai./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne