Trump do të takojë ministrin e Jashtëm rus Lavrov

Sipas një njoftimi të bërë mbrëmë, presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, të mërkurën do të mbajë një takim në Shtëpinë e Bardhë me ministrin e Jashtëm të Rusisë Sergey Lavrov, raporton Anadolu Agency (AA).

Takimi në Zyrën Ovale do të mbahet në ora 10:30 dhe do të jetë e mbyllur për mediat, bënë të ditur nga Shtëpia e Bardhë.

Ministri Lavrov ishte caktuar të takohej me Sekretarin e Shtetit Rex Tillerson “për të diskutuar mbi Ukrainën, Sirinë dhe çështjet bilaterale”, thuhet në një njoftim të mëparshëm nga Departamenti i Shtetit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne