Trump thotë se nuk e fajëson Turqinë për sistemin raketor S-400

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha të premten se nuk e fajëson Turqinë për blerjen e sistemit raketor rus S-400.

“Ka pasur mjaft rrethana dhe probleme të shumta që kanë ndodhur gjatë administratës së Obamës,” u tha Trump gazetarëve në Zyrën Ovale. “Kjo e ka origjinën nga administrata e Obamës, e cila ishte një katastrofë”.

Komentet janë më të fundit të cilat vijnë pas shprehjes së hezitimit të presidentit për të vendosur dënime ndaj Turqisë për blerjen e sistemit rus S-400.

Ai bëri të njëjtën gjë javën e kaluar kur njoftoi për nxjerrjen jashtë të Ankarasë nga programi i përbashkët i avionëve luftarakë F-35. Dëbimi i Turqisë nga progami parashikohet të përfundojë deri në fund të marsit 2020.

Trump po shqyrton se si do procedohet më tej me një ligj që do urdhërojë sanksione për subjektet që kryejnë biznes me firmat ruse të mbrojtjes.

Presidenti nënshkroi Ligjin për të kundërshtuar kundërshtarët e Amerikës nëpërmjet Aktit të Sanksioneve në vitin 2017. Megjithatë, raportohet se ai u tha senatorëve republikanë gjatë një takimi me dyer të mbyllura të martën në Shtëpinë e Bardhë se ai nuk ishte në favor të zbatimit të dënimeve ndaj Turqisë.

Demokratët nuk u ftuan në takim, kurse disa republikanë që ishin të pranishëm raportohet se nuk u pajtuan me qëndrimin e presidentit. Ata këmbëngulën që ai të vendoste dënimet e përcaktuara me ligj.

Trump fajëson administratën e Obamës për mosrënien dakord me Turqinë për blerjen e sistemeve raketore Patriot./yenisafak/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne