Trump thyen traditën e Shtëpisë së Bardhë, nuk shtron iftar

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump nuk shtroi iftarin tradicional që organizohej para Fitër Bajramit në programin e sivjemë të Shtëpisë së Bardhë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të BBC-së, tre presidentët e SHBA-ve para Trumpit, gjatë 20 viteve të mëparshme çdo vit organizonin iftar në ditën e fundit të muajit Ramazan në Shtpinë e Bardhë, ku ftoheshin përfaqësuesit e shoqërisë muslimane. Mirëpo, sivjet ky iftar nuk u shtrua, ku presidenti Trump dhe bashkëshortja e tij, zonja e parë Melania Trump në vend të të qënit nikoqir i këtij organizimi, natën e së shtunës zgjodhën të marrin pjesë në dasmën e ministrit amerikan të Thesarit, Steven Mnuchin me aktoren skoceze Louise Linton.

Muslimanët nga SHBA-ja reaguan për mos organizimin e iftarit nga Trump me mesazhet e tyre në rrjetin social Twitter.

Në mesazhin e tij, një përdorues i Twitterit ka shkruar se “Thomas Jefferson ishte presidenti i parë i cili shtroi iftar për herë të parë në Shtëpinë e Bardhë në vitin 1805. Kurse Obama ishte i fundit”.

Ndërkaq përdoruesi me emrin Phadda ka reaguar duke shkruar se “Trump ka përfunduar traditën e iftarit në Shtëpinë e Bardhë. Më nuk kemi edhe festime të Ramazanit. Sidiqoftë, të paktën një herë e pamë se ai ka vepruar në mënyrë konsistente”.

Edhe pse iftari i parë në Shtëpinë e Bardhë për herë të parë ishte shtruar në periudhën e Jeffersonit, iftari i parë para se ai të bëhej traditë u shtrua në periudhën e Bill Clintonit në vitin 1996, kurse pas tij edhe George W. Bush dhe Barack Obama organizuan iftare në periudhat e tyre.

Trump edhe më parë ishte bërë objekt kritikash për shkak të retorikës dhe veprave të tij anti-muslimane. Gjatë fushatës zgjedhore Trump theksonte se xhamitë në SHBA duhet të monitorohen nga njësitë e sigurisë. Kurse një javë pas marrjes së detyrës, presidenti amerikan nënshkroi dekretin e diskutueshëm i cili ndalon udhëtimin e shtetasve të shtatë shteteve muslimane në SHBA.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne