Trump: Transferimi i ambasadës së Amerikës në Jerusalem, bëhet muajin e ardhshëm

Presidenti i Amerikës ka theksuar se në masë të madhe dëshiron të transferojë ambasadën e Amerikës nga Tel Avivi në Jerusalem gjatë muajit të ardhshëm.

Sipas autoriteteve amerikane, më 14 maj pritet të hapet ambasada e përkohshme e Amerikës në Kudsin e shenjtë. Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se Donald Trump me anë të një mesazhi të publikuar në Twitter, ka falënderuar izraelitët dhe ka deklaruar se Amerika në asnjë vend nuk ka miq më të mirë se ata. Një konsullatë në Kods është shndërruar ambasadë amerikane dhe në këtë vend do të vendoset zyra e ambasadorit dhe zyrat e funksionarëve të tjerë, por me një numër më të vogël. Ekzistojnë plane për zgjerimin e kësaj konsullate në vitin 2019./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne