Trump: Turqia është zotuar se do t’i mbrojë civilët

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Turqia është zotuar se do t’i mbrojë civilët dhe pakicat fetare gjatë operacionit të saj në veri të Sirisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Turqia është zotuar për të mbrojtur civilët, pakicat fetare, përfshirë të krishterët, dhe për të siguruar që të mos ketë ndonjë krizë humanitare”, tha Trump në një deklaratë pas fillimit të operacionit.

“Përveç kësaj, Turqia tani është përgjegjëse për të siguruar që të gjithë luftëtarët e kapur të DEASH-it it të qëndrojnë në burg dhe që DEASH të mos riformohet në asnjë mënyrë ose formë. Ne presim që Turqia të zbatojë të gjitha zotimet e saj dhe ne vazhdojmë të monitorojmë situatën nga afër”, ka shtuar presidenti amerikan.

Trump riafirmoi se SHBA nuk e mbështet këtë operacion dhe se asnjë ushtar amerikan nuk gjendet në zonën ku po zhvillohet ofensiva.

Të dielën, Trump njoftoi tërheqjen e trupave amerikane nga veriu i Sirisë.

Turqia sot nisi operacionin “Burimi i Paqes” në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë për të siguruar kufijtë e saj duke eleminuar elementet terroriste dhe për të garantuar kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe integritetin territorial të Sirisë./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne