Trump u përgjigjet kërcënimeve të Ruhanit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, iu përgjigj Presidentit të Iranit, Hasan Ruhani duke thënë: “Kurrë më mos i kërcëno Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sepse do të ballafaqoheni me pasoja të cilat i kanë parë shumë pak njerëz deri më sot”.

Në fjalimin drejtuar ambasadorëve dhe përfaqësuesve të misioneve diplomatike në Teheran, Presidenti Ruhani ka kritikuar përpjekjet e udhëheqjes së Trumpit për të penguar eksportin e naftës së Iranit duke thënë se “Paqja me Iranin është e ëma e paqes; lufta është e ëma e luftës”.

Ndërkaq Presidenti Trump në një postim në median sociale Twitter me titull “Presidentit të Iranit, Hasan Ruhani”, shkroi se “Ne nuk jemi një vend që do të mund ti kapërdijë deklaratat e juaja të tërbuara, kini kujdes”.

Ndërsa Ruhani ka bërë të ditur se populli iranian nuk do të përulet para provokimeve që bëhen kundër sigurisë dhe interesave të vendit dhe Trumpin e kishte cilësuar si një “tiran gënjeshtar”.

Ruhani ka vënë në dukje se thellësia strategjike e Iranit shtrihet prej nënkontinetit indian në lindje, Mesdheut në perëndim, Detit të Kuq në jug dhe Kaukazit në veri dhe ka bërë të ditur se: “Një person që ka pak njohuri në politikë nuk mund të thotë se do ta pengojmë eksportin e naftës së Iranit. Ka shumë ngushtica. Ngushtica e Hormuzit është vetëm njëra prej tyre”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne