Bota

Trump: Ushtarët amerikanë nuk ndodhen në zonat e luftimeve në Siri

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump tha se ushtarët amerikanë nuk ndodhen në zonat e luftimeve dhe armëpushimit (në Siri).

Ai bëri një postim në median sociale në lidhje me marrëveshjen e arritur ditën e enjte për pezullimin e operacionit “Burimi i Paqes” me 120 orë me qëllim të tërheqjes së organizatës separatiste terroriste PKK/YPG nga zona e sigurt në Siri.

“Ushtarët amerikanë nuk ndodhen në zonat e luftimeve dhe armëpushimit. Ne kemi siguruar (rajonin) naftën”, shkroi Trump në median sociale./ trt

OPINIONE

INTERVISTA