Bota

Trump: YPG/PKK-ja mund të ketë liruar terroristët e DAESH-it për të përfshirë SHBA-në

Trump bëri një postim në median sociale në lidhje me zhvillimet e fundit në veri të Sirisë.

Ai iu përgjigj kritikave në politikën e brendshme dhe duke iu referuar operacionit në lindje të Eufratit në Siri, “Burimi i Paqes” që zhvillohet kundër organizatës separatiste terroriste YPG/PKK, e cila mbështetet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Trump shkroi: “A ka nga ata që mendojnë se do të luftojmë me Turqinë, anëtare e NATO-s?”.

Ai vlerësoi edhe lajmet që terroristët e DAESH-it janë arratisur nga burgu në veri të Sirisë dhe akuzoi Evropën.

“Evropa mund të merrte luftëtarët e saj, që iu bashkuan DAESH-it, por nuk donte të sipërmerrte koston për këtë. E pritën këtë prej nesh. Mbase PYG/PKK lë të lirë një pjesë (të terroristëve) për të na përfshirë ne”, u shpreh Presidenti Trump nëpërmjet medias sociale./ trt

OPINIONE