Trumpi ashpërson kërcënimin “zjarr dhe furi” për Korenë e Veriut

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha të enjten se ndoshta “paralajmërimi me zjarr dhe furi” ndaj Koresë së Veriut “nuk ishte mjaft i rreptë”, duke shtuar se po lëshon një paralajmërim të ri mbi zhvillimin e armëve bërthamore të Koresë së Veriut.

Presidenti tha se Koreja e Veriut “bën mirë të mbledhë mendtë ose ata do të jenë në telashe si pak kombe që kanë qenë ndonjëherë në telashe”.

Trumpi po u drejtohej gazetarëve gjatë pushimeve në klubin e golfit të tij në Neë Jersey, para një takimi të sigurisë me këshilltarët e lartë.

Ky është paralajmërimi i fundit që kur ai tha më herët këtë javë se Koreja e Veriut përballet me “shpagim me zjarr dhe furi ndryshe nga çdo (shpagim) që bota ka parë më parë”.

Koreja e Veriut ka thënë se mund të sulmojë Guamin si hakmarrje. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne