Trumpi detyron Shqipërinë të strehojë Shtetin Islamik

nga Anne dhe Massoud Khodabandeh.

“Shqipëria do të bëhet një qendër koordinimi për luftëtarët e kthyer në Ballkan nga ISIS-i”, njoftoi kryeministri bullgar Bojko Borisov në një konference të përbashkët shtypi me Kryeministrin Edi Rama gjatë një konference kundër ekstremizmit të dhunshëm që u zhvillua këtë javë në Tiranë.

Kryeministri nuk ofroi detaje të tjera, se kush po e bën këtë plan dhe me cilin po negociohet. Kjo paqartësi prodhoi kritika se Rama jo vetëm që dështoi të konsultohet me parlamentin për këtë çështje të rëndësishme për vendin e tij, por ndoshta edhe ai vetë nuk ishte konsultuar plotësisht.

Shqipëria edhe më parë është përdorur për të strehuar persona të padëshirueshëm. Në vitin 2005, Shtetet e Bashkuara dërguan në këtë vend pesë të burgosur nga Guantanamo. Midis viteve 2013 dhe 2016, Uashingtoni gjithashtu ka zhvendosur aty 2,901 ekstremistë të organizatës Moxhahedin el Khalq (MEK) nga Iraku, i cili ishte përpjekur t’i dëbojë ata që prej vitit 2003.

Tani, administrata Trump po i thotë Shqipërisë që të strehojë dhe të deradikalizojë ish luftëtarët e Shtetit Islamik (ISIS ose IS) që e kanë origjinën nga rajoni i Ballkanit. Sipas kolonelit Bardhyl Kollcaku, kreu i agjencisë së inteligjencës dhe sigurisë shqiptare, “vendi e ka përvojën e duhur për të kontribuar në studimin dhe adresimin e fenomenit të luftëtarëve të huaj”.

Nëse MEK-u do të ishte de-radikalizuar, pohimi i Kollcakut do të ishte i besueshëm. Por kjo nuk ndodhi.

Në vitin 2013, Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton pragmatikisht e hoqi MEK-un nga lista terroriste e SHBA-së për të lejuar që anëtarët të dërgoheshin në vende të treta në mënyrë që Iraku të shpëtonte prej tyre. Vendet evropiane nuk deshën t’i merrnin ata për shkak të së kaluarës së tyre terroriste. Në vend të kësaj, qeveria shqiptare pranoi t’i merrte ata vetëm me premtimin nëse do të ngrihej një institut de-radikalizimi për ti riintegruar ekstremistët në shoqëri.

Kjo nuk ndodhi. Buxheti i ngritur për këtë gjë, i depozituar në ambasadën amerikane në Tiranë, nuk është prekur ende. Në vend të kësaj, pasi Donald Trump u bë president dhe filloi të largohej nga arritjet e shumta të lëna trashëgimi nga Barak Obama, MEK-ut i lejohet që të riorganizohet.

Riorganizimi do të thoshte se MEK do të vazhdonte të bënte thirrje për ndryshimin me dhunë të regjimit iranian, me mbështetjen e ekstremistëve amerikanë si Rudi Giuliani dhe John Bolton të cilët momentalisht zënë poste me ndikim në administratën Trump. Si rezultat, Shqipëria është bërë një shtet armiqësor i vijes frontale të Iranit.

Riorganizimi nënkupton gjithashtu edhe ri-skllavërimin e anëtarëve, të cilët nuk paguhen dhe nuk gëzojnë të drejta njerëzore. Kjo gjithashtu do të thotë ndërtimin i një kampi të vecuar në një pjesë të vendit ku autoritetet shqiptare dhe shërbimet e sigurisë nuk kanë qasje. Sikur të mos i mjaftonin Shqipërisë vështirësitë që ka me goditjen e grupeve kriminale dhe bandave mafioze, tani vendi ka në kurriz edhe implikimin e MEK-ut në veprimtaritë kriminale. Në mesin e disa personave të arrestuar për pastrim parash muajin e kaluar, u kapën edhe dy izraelitë që kishin lidhje me ojq-në FARA. Kjo është e njëjta kompani e përfshirë në ndërtimin e bazës ushtarake në Manëz në të cilën u zhvendosën vjeshtën e kaluar luftëtarët e MEK-ut.

Gjatë kohës që po ndodhte zhvendosja për në këtë bazë, dolën fjalë se të vejat dhe fëmijët e ngelur jetimë të luftëtarëve të vrarë ISSI-it do të transferoheshin së shpejti në ndërtesat e braktisura të MEK-ut në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë. Thashetheme të tilla u hodhën poshtë në atë kohë por tani duket se e vërteta është shumë më e rëndë nga cfarë thuhej. Luftëtarët e ISSI-it do të dërgohen në Shqipëri.

Megjithatë, mundësia është që luftëtarët e ISSI-it të ndjekin një trajektore të ngjashme me atë të MEK-ut në Shqipëri. Fuqitë perëndimore e kanë parë largimin e Sirisë dhe Irakut nga ndikimi i tyre. Hezbollahu qeveris Libanin ndërsa në Jordani, një popullate e dalë jashtë kontrollit shtetëror, e lidhur me politikën e Palestinës, po sfidon stabilitetin e vendit. Këto janë kohëra të pasigurta për Lindjen e Mesme. Disa individë në strukturat e fuqive perëndimore kanë hapur mundësinë e krijimit të një force të fshehtë mercenare me qëllim risjelljen e kaosit dhe dhunës. Megjithëse MEK ka qenë një mjet i dobishëm për ti bërë dëme të madha Iranit, ish-luftëtarët e ISSI-it, duke i pajisur me trajnimin e duhur, do të përbënin një forcë të ngjashme kundër vendeve të tjera arabe.

Edhe pse John Bolton kohët e fundit ka theksuar se ndryshimi i regjimit iranian tani është jashtë agjendës së administratës Trump, përkrahja në vazhdimësi ndaj MEK-ut i përgënjeshtron këto qëndrime të Boltonit. Pra, ky nuk është vetëm problemi i Shqipërisë. Perëndimi duhet që urgjentisht të pyesë, “Për cfarë hyn në pune sot përdorimi i Shtetit Islamik?”/lobelog/Gazeta Impakt

Massoud Khodabandeh është drejtor i konsulentëve të strategjive të Lindjes së Mesme dhe ka punuar për një kohë të gjatë me autoritetet në Irak për të arritur një zgjidhje paqësore të ngërçit qe u krijua në kampin Liberty dhe për të ndihmuar në shpëtimin e viktimave të kultit Moxhahedin el Khalq. Ai është bashkëautor me bashkëshorten e tij Anne Singleton në librin, “Jeta në kampin Ashraf: Viktimat e shumë mjeshtrave”. Ata gjithashtu kanë botuar materiale të ndryshme akademike mbi MEK-un. Anne Khodabandeh është një eksperte e Mbretërisë së Bashkuar në aktivitetet anti-terroriste dhe një aktiviste e vjetër në fushën e deradikalizimit të ekstremistëve. Ajo ka shkruar disa artikuj dhe libra mbi këtë temë, së bashku me bashkëshortin e saj, i cili është me origjinë iraniane.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne