Trumpi është një plak i marrë, thotë lideri Kim i Republikës Popullore Demokratike të Koresë së Veriut

Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet ta largojnë nga pushteti presidentin e vet Donald Trump-in, porosit media shtetërore e Koresë Veriore pas “fjalëve të ashpra”, të cilat i deklaroi Trumpi gjatë turneut nëpër Azi.

AP, duke mos e emëruar median, transmeton se Trump është quajtur “plak e i marrë” dhe se SHBA duhet ta largojnë nga pushteti në mënyrë që të “lirohen nga humnera e shkatërrimit”.

Pretendohet se SHBA-ja duhet ta dëgjojnë “këshillën” e tyre nëse nuk dëshirojnë të përjetojnë “katastrofën e tmerrshme nukleare apo shkatërrimin tragjik”.
Trump momentalisht gjendet në Kinë, ku pritet të kërkojë nga presidenti i këtij vendi Xi Jinping që të kryej presion më të madh në Korenë Veriore që kjo të heq dorë nga programi i armatimit nuklear.

Para shkuarjes në Kinë, Trump e ka vizituar Korenë Jugore dhe ka thënë se “të gjitha vendet e përgjegjshme duhet t’i bashkojnë forcat në mënyrë që ta izolojnë regjimin brutal të Koresë Veriore”.

Trump, gjatë vizitës në Seul i ka dërguar mesazh të ashpër Koresë Veriore që “mos t’i nënçmojë dhe t’i mos i provokojë” SHBA.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne