Trumpi vazhdon me retorika antiemigrante

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump vazhdoi me qëndrimin e ashpër ndaj emigrantëve në vendin e tij dhe tha se “Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të shndërrohen në kap të emigrantëve”.

Presidenti Trump në Shtëpinë e Bardhë mbajti një fjalim në lidhje me çështjen e emigrantëve.

Trump mbrojti politikat e ashpra që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të udhëhequra nga ana e tij zbatojnë ndaj emigrantëve, ndërsa edhe njëherë theksoi se nuk mendojnë ti pranojnë emigrantët e jashtëligjshëm.

“ShBA-të nuk do të shndërrohen në një kamp të emigrantëve dhe në qendër për mbledhjen e tyre. Shikoni se çfarë po ndodhë në Evropë dhe vendet tjera. Nuk mund të lejojmë që një gjë e tillë të ndodhë edhe në ShBA, të paktën jo nën mbikëqyrjen time”, u shpreh Trump.

Duke vënë në dukje se një vend që nuk mund ti mbrojë kufijtë e tij nuk mund të llogaritet si shtet, Presidenti Trump tha se nuk duan që emigrantët e paligjshëm të kalojnë kufirin e ShBA-së.

Trump akuzoi demokratët duke aluduar në periudhën e pararendësit të tij Barack Obama, ndërsa shtoi se me zbatimin e politikave më të ashpra kufitare dhe ndaj emigrantëve do të rregullojnë “gabimet e vjetra”.

“Ligjet më të këqija të emigrantëve në botë i kemi ne”, bëri të ditur Trump ndërsa vijoi duke thënë se ndalimi i fëmijëve të disa familjeve emigrante është një gjendje e keqe, por kjo është e rregulluar me ligjin e emigrantëve.

Në deklaratën e tij të bërë nëpërmjet llogarisë së tij në Twitter në lidhje me çështjen, Presidenti Trump duke tërhequr vëmendjen në vendet e Amerikës Latine tha: “Fëmijët përdoren nga disa kriminelë për të hyrë në vendin tonë. Shikoni në krimet e kryera në kufijtë tanë jugor. Kanë arritur në nivel historik. Disa prej tyre ndodhen në mesin e vendeve më të rrezikshme në botë. Kjo nuk do të ndodhë në ShBA”.

Trumpi në mesazhin e tij të postuar në Twitter si shembull e dha Gjermaninë, ku tha: “Ndërkohë që çështja e migracionit është duke e tronditur koalicionin e brishtë të Berlinit, populli gjermanë është duke e kthyer shpinën udhëheqësve të tyre. Në Gjermani ka filluar të rritet niveli i krimeve. Lejimi i qëndrimit në vendet e tyre të miliona njerëzve, të cilët në mënyrë të fuqishme ndryshojnë kulturën e tyre, ishte gabimi i madh për Evropën”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne