Trupat izraelite filmohen duke bërë sehir, ndërsa kolonët godasin palestinezët me gurë (VIDEO)

Një grup izraelit për të drejtat e njeriut ka postuar një video të trupave izraelite duke shikuar në mënyrë indiferente ndërsa kolonët hebrenj hidhnin gurë kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor, duke i kërkuar IDF-së të shikojë sjelljen e ushtarëve të saj.

Video u kap të premten nga një aktivist i grupit Yesh Din në afërsi të fshatit Burin në Bregun e pushtuar Perëndimor, raportoi gazeta Haaretz.

Ajo tregon ushtarët e armatosur izraelitë duke qëndruar në këmbë ndërsa kolonët po gjuanin gurë kundër palestinezëve vetëm pak metra më tutje.

“Ky është një incident shumë serioz në të cilin ushtarët e IDF-së i kanë lejuar kriminelët të hedhin gurë pa i penguar”, tha Yesh Din në një deklaratë.

“Ushtarët kanë përgjegjësinë për të parandaluar dhunën, dhe kanë autoritetin për të arrestuar shkelësit e ligjit dhe për t’i dorëzuar ata në polici. Meqë ata nuk e kanë bërë këtë, IDF duhet të hetojë sjelljen e tyre,” shtoi ajo.

Përkundër përmbajtjes së videos, IDF i ka mohuar pretendimet nga aktivistët se ushtarët e injoruan shkeljen.

“Forcat që arritën në atë vend u përpoqën të ndanin anët dhe u kërkuan kolonëve të ndalonin hedhjen e gurëve”, tha IDF në një deklaratë.

“Më vonë u dërguan forca shtesë dhe i dhanë fund grindjes, duke shpërndarë të gjithë të pranishmit,” shtoi ajo.

Ushtria tha se si izraelitët ashtu edhe palestinezët po hidhnin gurë, duke shtuar se incidenti “përfundoi pa plagë”.

IDF shpjegoi praninë e kolonëve në zonë duke thënë se ata kishin nevojë për të vënë një zjarr.

Një incident i ngjashëm ndodhi të mërkurën jashtë fshatit Burin, me grupin Rabbis për të Drejtat e Njeriut që filmoi disa kolonë të maskuar që hidhnin gurë kundër palestinezëve.

Pastaj një ushtar i IDF-së mbërriti dhe shpërndau autorët, por nuk bëri asnjë arrestim midis izraelitëve. Ai madje është kapur në kamera duke i rrahur shpatullat një prej kolonëve.

I vetmi person që do të arrestohej të mërkurën ishte një i ri palestinez që hodhi gurë ndaj izraelitëve, sipas Haaretz. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress