Trupat izraelite vrasin një tjetër palestinez në Jeruzalem në prag të Ditës së Nakbës (Katastrofës)

Forcat ushtarake izraelite kanë vrarë një palestinez në qytetin e vjetër të Jeruzalemit al-Kuds, ndërsa mijëra palestinezë po përgatiten të shënojnë 69-vjetorin e Ditës së Katastrofës në mes të tensionit të lartë në territoret e okupuara.

Policia izraelite tha se palestinezi i paidentifikuar u qëllua pranë Bab al-Magharibeh pasi supozohet se ai kishte goditur me thikë një polic izraelit atje, njoftoi agjensia palestineze e lajmeve al-Aan.

Zyrtari izraelit i policisë u tha se ishte plagosur paksa në sulmin e supozuar.

Forcat izraelite u vendosën në zonë pas incidentit dhe rrethuan vendin.

Çdo vit më 15 maj, palestinezët në mbarë botën mbajnë demonstrata për të përkujtuar Ditën e Nakbës, e cila shënon përvjetorin e dëbimit me forcë të qindra mijëra palestinezëve nga atdheu i tyre nga izraelitët në vitin 1948.

Më shumë se 760,000 palestinezë – tani vlerësohet të jenë gati pesë milionë bashkë me pasardhësit e tyre – u dëbuan nga shtëpitë e tyre më 14 maj 1948.

Që nga viti 1948, regjimi izraelit u ka mohuar refugjatëve palestinezë të drejtën për t’u kthyer, pavarësisht rezolutave të Kombeve të Bashkuara dhe të drejtës ndërkombëtare që mbështet të drejtën e njerëzve për t’u kthyer në vendet e tyre.

Izraeli miratoi në vitin 2011një legjislacion të diskutueshëm, i njohur si Ligji Nakba, i cili autorizoi ministrin e financave të regjimit të shkurtonte buxhetin e institucioneve që shënojnë Ditën e Nakbës.

Më herët këtë javë, partia e djathtë izraelite, Yisrael Beiteinu ka propozuar ndryshime në ligj, duke kërkuar vendosjen e sanksioneve të ashpra ndaj universiteteve, kolegjeve dhe institucioneve akademike që lejojnë përkujtimin e Ditës së Nakbës.

Palestinezët po kërkojnë një shtet të pavarur në territoret e Bregut Perëndimor, Jeruzalemit Lindor të El-Kudsit dhe Rripit të Gazës, me Lindjen e Kudsit si kryeqytetin e tij.

Flamuri i Palestinës u ngrit për herë të parë në Shtabin e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork në shtator 2015.

Në nëntor 2012, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi për të përmirësuar statusin e Palestinës nga “njësi vëzhguese jo-anëtare” në “shtet vëzhgues jo anëtar”, pavarësisht kundërshtimit të fortë nga Izraeli. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne