Trupat kineze në Venezuelë?

Në mes të një lufte tregtare me Shtetet e Bashkuara të pasuar nga shitja e armëve amerikane në Tajvan, Pekini thuhet se ka dërguar trupa në Venezuelë.

Trupat kineze janë parë kohët e fundit brenda territorit të Venezuelës, raportoi Conflicts Newswide të dielën më 14 korrik. Vëzhguesi i konflikteve tha se trupat kineze ishin në rajonin Fuere Tiuna të Venezuelës, duke shtuar se disa raporte thonë se ushtarët kinezë po merrnin pjesë në një shkëmbim arsimor midis forcave speciale kineze dhe venezueliane. Qeveria kineze pretendoi se nuk kishte dërguar ndonjë forcë në Venezuelë për të mbrojtur vendin ose për të marrë pjesë në ndonjë veprim ushtarak. Ndërkohë, Kina dhe Venezuela mbajnë marrëdhënie të ngushta, duke përfshirë bashkëpunimin ekonomik dhe politik. Kjo do të ishte një përgjigje nga qeveria kineze për luftën tregtare të shkaktuar nga Uashingtoni, por edhe për shitjen e armëve nga SHBA në Tajvan, një provincë e pretenduar nga Kina, e cila e konsideron atë si çështjen më të ndjeshme në marrëdhëniet e saj me Shtetet e Bashkuara. Pekini shkoi më tej duke njoftuar sanksione kundër kompanive amerikane të përfshira në marrëveshjen për të shitur2 miliardë $ armë në Tajvan./pt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne