Trupat speciale britanike zihen rob nga forcat ruse dhe siriane në Siri

Një numër i panjohur i trupave speciale britanike “janë zënë rob dje nga forcat ruse dhe siriane në lindje të Gutas në Siri”, raporton agjencia Fars.

Ajo pretendon se “këta ushtarë kanë pasur për detyrë të infiltrohen në territorin e Sirisë në mënyrë që të marrin pjesë në sulmin tokësor ndaj kryeqytetit Damask”.

Në raportin e saj thuhet se “SHBA dhe anëtaret e tjerë të NATOs, duke përfshirë edhe Jordaninë dhe Izraelin, kanë planifikuar të kryejnë sulme në disa fronte, por se plani ka dështuar për shkak të përparimit të shpejtë të forcave siriane gjatë muajit të kaluar”.

Ministria britanike të mbrojtjes i ka mohuar raportimet mirëpo agjencia “Fars” pretendon se NATO është duke bashkëpunuar ngushtë me kryengritësit në mënyrë që ta largojnë Assadin nga pushteti.

 Kryengritësit  në Siri konsiderojnë se marrja e një pjese të madhe të Damaskut mund të kontribuojë në fitore të madhe dhe të shpejtë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne