Tsipras “drejt rrënimit”, dështon edhe në zgjedhjet lokale

Fitore në 6 nga 7 rajonet ku u zhvillua raundi i dytë i zgjedhjeve lokale siguruan kandidatët e Demokracisë së Re në Greqi. Konservatorët korrën sukses në Athinë, ku kryebashkiak i ri do jetë djali i ish-kryetares së Demokracisë së Re, Dora Bakojanis.

Gjithsesi ajo që u vu re në raundin e dytë ishte pjesëmarrja e ulët. Duke uruar kryetarët e bashkive dhe prefektët  që fituan në raundin e dytë, kryeministri Aleksis Tsipras u bëri thirrje të gjithë fituesive  pëvarësisht nëse vinin nga radhët e Syriza-s që  për katër vitet e ardhshme të punojnë për qytetet më të mira.

Nga nesër tha ai SYRIZA do të bashkojë forcat për betejën e zgjedhjeve nacionale. “Në politikë, si në jetë  është e rëndësishme të dish të fitosh, por edhe të pranosh humbjen”- tha kryeministri duke theksuar se është e  rëndësishme që pas rrëzimit të ngrihesh sërish në këmbë për të luftuar./tema

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne