Tsipras: Mund të jetojmë paqësisht në Ballkan vetëm duke respektuar të drejtën ndërkombëtare

Vetëm nëpërmjet bashkëpunimit, solidaritetit dhe respektit ndaj së drejtës dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, siç është Traktati i Lozanës, ne mund të jetojmë paqësisht në rajonin e Ballkanit, deklaroi të shtunën Kryeministri grek, Alexis Tsipras, pas përfundimit të samitit të dytë katërpalësh ndërmjet Serbisë, Greqisë, Bullgarisë dhe Rumanisë, që u zhvillua në Beograd.

“Ne kemi një organizëm të ri, që është i rëndësishëm për rrugën e përbashkët të vendeve tona dhe të së ardhmës së përbashkët në Ballkan”, theksoi Tsipras.

Kryeministri grek tha se bashkëpunimi i katër vendeve ballkanike me presidencën e radhës të BE-së nga ana e Bullgarisë është një mundësi e re për të promovuar idetë e reja, besimin dhe Agjendën e Selanikut 2003 gjithashtu për të ardhmen e Ballkanit.

“E lehtë apo e vështirë, ne jemi fqinjë dhe fatin tonë duhet ta marrim në duart tona”, deklaroi shefi i Athinës zyrtare. /ATSH

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne