Tubimi i nacionalistëve të bardhë shkakton gjendjen e jashtëzakonshme në Virxhinia

Guvernatori i Virxhinias ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në përgjigje të një tubimi të nacionalistëve të bardhë që pritet të mbledhë deri në 6,000 vetë.

Terry McAuliffe tha nëpërmjet llogarisë së tij në Twitter të shtunën në mëngjes se deklarata u bë në mënyrë që “të ndihmonte reagimin e shtetit ndaj dhunës” në mitingun në Charlottesville, rreth 100 milje jashtë Uashingtonit.

Ky është konfrontimi më i fundit në qytet që pas votës më herët këtë vit për të hequr një statujë të gjeneralit të Konfederatës Robert E. Lee nga një park në qendër të qytetit.

Menaxheri i qytetit gjithashtu shpalli një emergjencë lokale dhe policia urdhëroi njerëzit të shpërndaheshin nga zona rreth statujës pas shpërthimit të përleshjeve të dhunshme.

Blogeri i krahut të djathtë, Jason Kessler planifikoi atë që ai e quajti një tubim “pro-të bardhëve”, për të protestuar ndaj vendimit të Charlottesville për të hequr statujën.

Pati gjithashtu përleshje natën e së premtes kur qindra nacionalistë të bardhë marshuan nëpër kampusin e Universitetit të Virxhinias duke mbajtur pishtarë.

Një zëdhënës i universitetit tha se një person u arrestua dhe disa njerëz u plagosën. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne