Bota

Tunizi, lëvizja Ennahda kryeson në zgjedhjet parlamentare

Lëvizja Ennahda në Tunizi ka kryesuar në zgjedhjet parlamentare të së dielës me 17,5 për qind të votave, treguan sondazhet dalëse (exit polls) dhe autoriteti zgjedhor i vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas sondazhit të Sigma Conseil, të transmetuar nga televizioni shtetëror, partia Zemra e Tunizisë e magnatit mediatik të arrestuar Nabil Karoui ka pasuar lëvizjen Ennahda me 15,6 për qind.

Ndërkohë, Këshilli i Lartë i Zgjedhjeve i Tunizisë njoftoi se vetëm 41,32 për qind nga rreth shtatë milionë votues të regjistruar kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre të votës.

Sipas shifrave të publikuara nga këshilli, lëvizja Ennahda pritet të sigurojë 40 vende në parlamentin me 217 vende, ndërsa Zemra e Tunizisë 33 vende.

Menjëherë pas mbylljes së votimit, të dy partitë shpallën fitore dhe festuan në selitë e tyre përkatëse./ AA

OPINIONE

INTERVISTA