Turistët rusë i rikthehen Turqisë, sektori i shitjeve me pakicë shton miliarda euro

Ringjallja e turizmit ka çuar në një rritje të numrit të vizitorëve rusë në Turqi, gjë që ka nënkuptuar një ngritje në sektorin e shitjeve me pakicë, veçanërisht në zonat e njohura tregtare të Stambollit, si Osmanbej, Laleli dhe Zeytinburnu. Përfaqësuesit e sektorit të tregtisë me pakicë thanë se tregtarët në këto lagje po shohin një ngritje të madhe të tregtisë dhe shpresojnë që të shtohet edhe më tej gjatë sezonit të verës, pasi presin kërkesa të larta për shitje. Shumë firma tregtare që punojnë me Rusinë panë një rritje prej 100 për qind të prodhimit të tyre. Tregu rus është me rëndësi të madhe për pronarët e dyqaneve në zonat Osmanbey, Laleli dhe Zeytinburnu.

Pronarët e dyqaneve duhej të përpiqeshin të kompensonin humbjet e tyre si pasojë e krizës politike me Rusinë e cila shpërtheu në nëntor të vitit 2015. Megjithatë, tani tregtarët po i shijojnë përfitimet e lidhjeve turko-ruse tashmë të normalizuara.

Blerjet e kryera nga të huajt u rritën në 30 për qind nga 5 për qind që kishte qënë më parë, tha për të përditshmen turke Dünya, Kryetari i Shoqatës së Industrive të Përpunimit të Tekstileve (TTTSD) Vehbi Canpolat. Ai tha se kjo shifër do të rritet në 50 për qind brenda gjashtë muajve.

Canpolat tha gjithashtu se tregtia me turistët e huaj e ka mbajtur sektorin e shitjes me pakicë të gjallë dhe rënia në tregun e brendshëm është kompensuar nga turistët rusë dhe arabë. Ai shtoi se firmat tani po kërkojnë staf rus që të flasin rusisht për t’i shërbyer vizitorëve rusë.

Kryetari i shoqatës së eksportuesve të produkteve prej lëkure të Stambollit (İDMİB), Mustafa Şenocak tha se vlerat e eksportit të lëkurës u rritën në 100 milionë dollarë nga 60 milionë dollarë që kishin qenë. Lëkura është produkti që rusët blejnë më së shumti në Turqi.

Vlera e eksporteve në zonën Osmanbej të Stambollit ishte gjithsej 1.5 miliardë dollarë, nga të cilat 62 për qind do të shkojnë në vendet e Bashkimit Europian, sipas Kryetarit të Shoqatës së Bizneseve të Bizneseve Osmanbey (OTİAD) Rıdvan Kandağ.

Kandağ shtoi se pjesa e mbetur e eksporteve të zonës Osmanbey do drejtohen kryesisht për në Lindjen e Mesme dhe Rusi. Këto të fundit janë një treg i rëndësishëm për industrinë e tekstilit të zonës Osmanbey./dailysabah/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne